Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e ambasadorëve ishte i gabuar.
Latifi thotë se pas shkarkimit të ambasadorëve, vendi është ballafaquar me një vakum shumë mujor sa i përket përfaqësimit të Kosovës.
“Ka qenë veprim i ngutshëm, i cili për herë të parë na ka treguar se kjo qeveri nuk është duke e skanuar ashtu siç duhet realitetin me të cilët ka me pas punë, në kontekstin e qeverisjes. Nuk lënë shije të mirë vendimet e tilla për shkarkimet në bllok të zyrtarëve të lartë të shtetit, aq më pak kur këta janë ambasadorë. Pas shkarkimit jemi ballafaquar me vakum shumë mujor për përfaqësimin e Kosovës”, tha Latifi.
Ai shtoi se ky shkarkim duhet t’i shërbejë qeverisë si leksion negativ.
“Për mendimin tim ka qenë shumë i ngutshëm, pas disa muajve i kanë emëruar disa ambasadorë, që në disa raste janë emërime shumë të qëlluar. Rasti i shkarkimeve të ambasadorëve duhet ti shërbej qeverisë si leksion negative, në kuptimin që mos të marr vendime të ngutura dhe të pastudiuara. Ka qenë vendim i gabuar”, tha Latifi në T7.
Kujtojmë se në muajin maj të këtij viti janë shkarkuar 12 ambasadorë.