Ambasada e Kosovës në Paris, ka bërë të ditur se është emëruar Ambasadori i ri i Kosovës në Paris, Mehdi Halimi, përcjell InLajmi.
Sipas këtij njoftimi, ambasadori i ri Mehdi Halimi, i cili do ta zëvendësoj ish-ambasadorin Qëndrim Gashin, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze
“Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, Philippe Franc, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris./InLajmi/