Të dielën ka vdekur një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Rastin në polici e ka raportuar stafi i QKUK-së, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Tutje policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.