Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë se është duke u punuar për krijimin e Ballkanit modern të shekullit të 21.
Ai kështu ka thënë gjatë konferencës për shtyp, pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.
“Po krijojmë një Ballkan të ri Modern të shekullit 21 ku qytetarët e gjithë rajonin kërkojnë që ta avancojnë bashkëpunimin dhe të shfrytëzojnë potencialet e bashkëpunimit të mundshëm”.
“Hapëm një nismë plan veprimi që krijon një Ballkan më të ndryshëm se ai që e njohim. Serbia,Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i ftojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit që të bëjnë më shumë. Në rrethana të këtilla duhet pranuar se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë për jetesën”.
“Plani i veprimit ofron mundësinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij rajoni. Mundëson njohjen e ndërsjellë të dokumenteve ndërmjet agjencive të ushqimit dhe të veterinarisë”.
“Në kushtet e këtilla kemi punuar një plan që mes veti t’i njohim edhe diplomat. E gjithë kjo do të sjellë një jetë më të pranueshme për qytetarët tonë”, transmeton Bota Sot.
“Shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt do ta përqafojnë këtë plan që sjellë benefite për të gjithë rajonin”.