Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, raporton InLajmi.
Ajo tha se deri tani kanë punuar me organizim të nisjes së procesit arsimor si dhe me vaksinimin e mësimdhënësve
“Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara. 165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen”.
Nagavci poashtu bëri të ditur se kanë adresuar disa raste për keqpërdorim zyrtar, për të cilat do të japin përgjigje para publikut pas marrjes së ndonjë vendimi.
“Kemi adresuar disa raste në hetuesi për raste të keqpërdorimeve të punës zyrtare”, tha Nagavci. /InLajmi/