Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Prokurorimit, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se është kapur në flagrancë zyrtari i AQP-së, duke marrë 8.000 euro ryshfet në para të gatshme.
Lidhur me këtë rast janë intervistuar 3 të dyshuar dhe 2 nga ta janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/