Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas është dërguar një trup pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë dalë të gjitha njësit përkatëse, dhe me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/