Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në Kroaci, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona, përcjell InLajmi.
Haradinaj, ka deklaruar se është i tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Tutje , përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se bashkëndjen me familjarët e 10 udhëtarëve që humbën jetën dhe se lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Postimi i plotë i tij:
I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.
RH./InLajmi/