Një aksident trafiku ka ndodhur sot, gjegjësisht rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë, në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Aksidenti, ka ndodhur në mes të një veture dhe motoçiklete, derisa bëhet me dije se 2 persona janë lënduar.
“Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë me dije Borovci./InLajmi/