Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për taksën prej 5 euro që qytetarët do të paguajnë për tiketën ngjitëse që identifikon automjetin e regjistruar, raporton InLajmi.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të tërhiqet menjëherë ky vendim, të cilin e ka cilësuar si vendim të kundërligjshëm.
Ai ka thënë se me këtë taksë synohet të pasurohen idnividi dhe të të rëndohet gjendja e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet jo duke proklamu taksa e tatime por duke premtuar barazi. Ky është vendim i kundërligjshëm. Largoni këtë taksë menjëherë dhe mos të ndodhë që me taksa të tilla të pasurohen individë dhe të rëndohet gjendja e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Tahiri në seancën e Kuvendit./InLajmi/