Që nga 9 korriku grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë, raporton InLajmi.
Nga “Plisat” ka folur anëtari i Kryesisë, Kushtrim Ramadani që sipas tij vetëm për 3 dit janë grumbulluar 2.000 nënshkrime, ku sipas tij deri në fund të muajit pretendojnë t’i sigurojnë 100.000 nënshkrime.
“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh jo vetëm nga Prishtina por edhe të trevave të tjera edhe nga mërgata. Kemi kaluar numrin 2 mijë, ne kemi pretendimet që të arrijmë 100 mijë por kjo ka me arrit deri në fund të korrikut sepse sonte në mbrëmje kemi me fillua edhe me peticionin online”.
“Ne kemi me qëndrua në Prishtinë me tende kurse peticioni online ka me qenë për të gjithë”. /InLajmi/