Deputeti i VV-së Armend Muja u është përgjigjur kritikave të partive opozitare në vend për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se opozita në Kosovë ka probleme në definimin e vetvetes.
‘Opozita po kërkon mënyra se si të kundërshtojë. Para zgjedhjeve lokale shpikin gjithçka që të fitojnë diçka”, tha Muja.
Sipas tij, reformat e brendshme për partitë opozitare në Kosovë po duken të vështira pas siç tha ai, 15 vjetëve keqqeverisje.
‘Opozita është në pozitë të vështirë, po kanë probleme në definimin e vetvetes”, theksoi Muja
Ndërkohë deputeti i VV-së ka fjalët më të mira për qeverisjen aktuale.
Lëvdata ka edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, pavarësisht huqjeve të shumta.
“Në 5 vitet e fundit Kosova pothuajse ishte harruar. Tani Kosova është rikthyer në hartën botërore dhe është bërë prioritet. Këtu ishte kontribut i fuqishëm i Kurtit. ”, theksoi Muja, përcjell Gazeta Express
“Kjo nuk ndodh vetvetiu, kjo ka ardhur për shkak të ndryshimit që e ka bërë Kosova”, theksoi ai.