Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ironizoi Kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit në një intervistë tha se Macron e ka pyetur atë se çka është e gatshme Kosova të jap në këmbim të njohjes nga Serbia, shkruan InLajmi.
Gecaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkroi se LVV duhej t’i sillnin kamerat brenda takimeve si në Kosovë ashtu edhe jashtë.
Ai shtoi se ata po nxjerrin ato detaje që po i’u konvenojnë.
Postimi i plotë:
Si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, LVV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimeve, pasi që edhe ashtu çdoherë nxjerrin detajet jashtë, dhe atë vetëm ato që ju konvenojnë. Me kamerat brenda, do t’i dinim edhe ato të cilat nuk na i thonë!. /InLajmi/