Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Jugut është raportuar për një rrahje në mes, ku 4 persona kanë hyrë në një lokal të pajisur me armë zjarri dhe shufra metalike ku kanë rrahur pronarin e lokalit dhe 2 kamerier, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij sulmi 3 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Sipas Policisë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë të paidentifikuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Mitrovicë Jugu 20.05.2021-19:48. Është raportuar për një rrahje në një kafiteri ku katër persona të dyshuar meshkuj, të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta dhe me shufra metalike kishin hyrë në lokal dhe kishin sulmuar me shufra metalike pronarin e kafiterisë dhe dy kamerierët e lokalit meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal. Të dyshuarit për momentin janë të paidentifikuar dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /InLajmi/