24 Marsi është dita e 83-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 282 ditë.
Ngjarje
1401 – Perandori turko-mongol Timur bastis Damaskun.
1603 – James VI i Skocisüe bëhet James I i Anglisë dhe Irlandës, pas vdekjes së Elizabeth I.
1707 – U nënshkruan Aktet e Bashkimit, duke bashkuar zyrtarisht Mbretëritë dhe parlamentet e Anglisë dhe Skocisë për të krijuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe.
1721 – Johann Sebastian Bach ia kushtoi gjashtë koncerte Margrave Christian Ludwig of Brandenburg-Schwedt, të njohura tani si Brandenburg Concertos, BWV 1046–1051.
1830 – Në Austri lindi Robert Hamerling – në një familje të varfër – Shfaq gjenialitet për poezi që në moshë të herëshme; kjo zgjoi interesimin dhe admirimin e disa personave me ndikim; falë ndihmës së tyre, Hamerling ishte në gjendje për të ndjekur gjimnazin dhe më pas Universitetin e Vjenës. Vdiq më 1869 në Graz.
Luani dhe Trendafili, nga Robert Hamerling
(shqipërim)
Mbi trëndafilin e kuq
Luani me zemërim shkeli
Putra me gjemba iu mbush.
Nga gonxheja e brishtë
Luanit këmba iu enjt
Dhe mes vuajtjesh vdiq.
Lulja e kuqe u ringrit
Mjekuar nga vesa e mëngjesit.
Kur je e ashpër dhe delikate
Por e këndshme dhe e pastër,
Bukuria del gjithmonë krye.
1882 – Shkencëtari gjerman Robert Koch (1843 – 1910) zbulon bacilin shkaktar të tuberkulozit (bacilo kok). Kok është i njohur për rolin e tij në identifikimin e agjentëve të veçantë që shkaktojnë sëmundjen e tuberkulozit, kolerës, dhe antraksit; ai krijoi dhe përmirësoi teknologjitë laboratorike në fushën e mikrobiologjisë. Kërkimet e tij çuan në krijimin e “postulateve të Kokut” ( katër parime bazë që lidhin mikrorganizma të veçanta me sëmundje të veçanta, dhe që mbeten edhe sot “standard i artë” në mikrobiologjinë mjekësore). Si rezultat i novatorizmit të tij mbi tuberkulozin, Robert Kok u nderua mei çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1905.
1896 – A. S. Popov bën transmetimin e parë të sinjalit të radios në histori.
1898 – Shitet automobili i parë. Robert Allison nga Pennsylvania bleu një automobil Winton pasi kishte parë reklamën e kësaj makine në revistën Scientific American. Kompania Winton Motor shiti atë vit 22 automobilë.
1906 – Kryehet për herë të parë regjistrimi i popullsisë në perandorinë britanike – rezultatet treguan se Britania ishte sa 1/5 e botës.
1919 – Ne Bronxville, Nju Jork, lindi Lawrence Ferlinghetti poet amerikan, piktor, aktivist liberal, botues. Ai është i njohur për “A Coney Island of the Mind” (1958), përmbledhje me poezi, përkthyer në 9 gjuhë, me shitjen e mbi një milion kopjeve. Fragmente nga dy poezi të Lawrence Ferlinghettit
Poezi si kryengritje
(shqipërim)
“Në se do të jesh poet, krijo vepra të afta
për t’u përgjigjur sfidave të kohës apokaliptike,
Ti je Whitman, Poe, Mark Twain,
Emily Dickinson dhe Edna St Vincent Millay,
Neruda, Majakovski dhe Pasolini,
je amerikan apo jo-amerikan,
pushtuesit me fjalë mund t’i mposhtësh… ”
2
Jam duke pritur
jam duke pritur rastin tim
për rilindjen e një çudie
për dikë që me të vërtetë të zbulojë Amerikën
dhe të bërtasë
për zbulimin
e një kufiri të ri simbolik perëndimor
për Shqiponjën amerikane
po pres
me të vërtetë të hapë krahët
dhe të fluturojë drejt
jam duke pritur
për Epokën e ankthit
që të bjerë e vdekur
jam duke pritur
për luftën të luftohet
për botën e sigurt
për anarki
për vyshkjen e
e të gjitha qeverive
jam gjithmonë në pritje të
për rilindjen e një çudie.
1924 – Greqia shpallet republikë – Pasi dështoi për të marrë Kostandinopojën, mbretit Kostandin u detyrua të heq dorë nga froni në favor të djalit të tij, George II. Vetë Mbreti George më vonë shkoi në mërgim në Rumani, ndërsa qeveria debatoi fatin e monarkisë. Në fund, pas një referendumi, Greqia u shpall republikë.
1944 – Në Romën e pushtuar, nazistët ekzekutojnë më shumë se 300 civilë.
1958 – Idhulli i rokenrollit Elvis Presley rekrutohet në ushtrinë amerikane.
1959 – Partia e Federatës Afrikane themelohet nga Léopold Sédar Senghor dhe Modibo Keïta.
1972 – Mbretëria e Bashkuar imponon sundimin e drejtpërdrejtë në Irlandën e Veriut.
1976 – Në Argjentinë forcat e armatosura rrëzojnë qeverinë kushtetuese të Presidentit Isabel Perón dhe fillon periudha 7 vjeçare dikatoriale e vetëquajtur Proces i Riorganizimit Kombëtar. Prej vitit 2006 një festë zyrtare e njohur si Dita e Kujtimit të së Vërtetës dhe Drejtësisë kremtohet në këtë ditë.
1999 – Lufta në Kosovë: NATO fillon bombardimet ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur një valë të re spastrimi etnik të Kosovës – Për herë të parë që nga koha e krijimit (4 prill 1949), NATO sulmonte një vend sovran. Rrënjët e luftës në Kosovë lidheshin me ardhjen e Sllobodan Millosheviçit në pushtet në fund të viteve 1980, dhe me lojrat a përpjekjet diplomatike dhe kërcënimet ushtarake që dështuan për të zgjidhur konfliktin midis Jugosllavisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Lufta ajrore e Natos me Serbinë dhe hapa të tjerë ushtarakë e diplomatikë më në fund çuan në fitoren e NATO-s në qershor të po atij viti (1999)
Lindje
1923 – Gjon Shllaku, përkthyes epik shqiptar.
1926 – Dario Fo, nobelisti italian në fushën e letërsisë.
1969 – Ilir Meta, politikan shqiptar
1975 – Albin Kurti, Kryetar i partisë patriotike VETËVENDOSJA në Kosovë
Vdekje
1455 – Papa Nikolaus V
1610 – Elizabeth I, mbretëreshë e Anglisë (lindi më 1533)
1905 – Jules Verne, shkrimtar francez (lindi më 1828)
1916 – Enrique Granados, kompozitor dhe pianist spanjoll
1937 – Vehbi Dibra, haxhi. Asht një nga nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë.Lindi me 12 mars 1867, në Dibër të Madhe.
1953 – Marija od Tecka, mbretëreshë britaneze
1976 – Bernard Law Montgomery, feldmarshal britanez
2003- Xhevat Qena, aktor shqiptar
2007 – Sulejman Pitarka, aktor shqiptar
2008 – Boris Dvornik, aktor kroat