8 Marsi ose Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet me shumë aktivitete me qëllim të vetëdijesimit për ta ngritur rolin e gruas në shoqëri.
Kjo për shkak se në një pjesë dërrmuese të institucioneve shtetërore në Kosovë, por edhe më gjerë, pozitat udhëheqëse i mbajnë burrat.
Mirëpo, në njërin prej institucioneve që ka autoritet përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve që kanë të bëjnë me të, nuk qëndron e njëjta situatë sa i përket barazisë gjinore.
Klan Kosova ka vizituar faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese dhe ka mësuar se në këtë institucion më shumë punojnë gra sesa burra.
Madje për sa i përket pozitave udhëheqëse, 58 për qind prej tyre janë gra; ndërsa 42 për qind janë burra:
Gjyqtarët: 4 gra dhe 5 burra
Sekretaria: 19 gra dhe 16 burra
Njësia Ligjore: 5 gra dhe 9 burra
Kabineti: 3 gra dhe asnjë burrë