Pas vendimit të PZAP-së lidhur me rinumërimin e fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora për kandidatët e AAK-së, ka reaguar edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla e cila është edhe kandidate për deputete nga kjo parti , përcjellë InLajmi.
Haradinaj-Stublla ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke shtuar se duhet të ndriçohet njëherë e mire vullneti i qytetarëve.
Postimi i plotë i saj:
Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar.
Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime. /InLajmi/