Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e fitës së mësuesit me 7 mars, ka përkujtuar hapjen e mësenjëtores së parë në Korçë përmes vargjeve të poetit shqiptar, Naim Frashri, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ka thënë se dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare
Ai gjithashtu ka përkujtuar mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit.
Postimi i plotë i tij:
Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua
Të nderuar mësimdhënës!
Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënës dhe edukatorë shqiptarë.
Dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare.
Kujtoj veçanërisht mësuesit e mi dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit tonë. /InLajmi/