Këshilltari politik i Behgjet Pacollit Naim Murseli ka njoftuar se është arritur koalicioni mes Aleanca Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përcjell InLajmi.
Ai më tutje tha se do të deklarohet koalicioni deri në ora 18:00 dhe se ky është një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm.
Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues përfundoi ai.
Përndryshe afati i fundit për deklarimin e koalicioneve është sot ,deri në ora 18:00.
Postimi i plotë i tij:
“Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues!”/InLajmi/