Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një termet 5.2 ballësh i cili e ka goditur Zagrepin, përcjell InLajmi
Në një video e postuar nga mediat kroate shihet se si objektet brenda një ndërtese lëvizin nga tundja e tërmetit
Tani për tani nuk dihet se çfarë dëmesh janë shkaktuar, por autoritetet kanë konfirmuar dëmtime në disa ndërtesa dhe shumë njerëz tashmë po ankohen për muret e çara dhe oxhaqet në zonën e Sisakut.
Sipas njoftimit thuhet se dridhjet e vendit u ndjenë edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Kujtojmë se në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën./InLajmi/.