Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se do t’i marrin 2/3 e deputetëve, ka nxitur reagimin e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes po shtyhen se cili po e rrit më shumë përqindjes për zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
“Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.
Sipas Albinit, dikund 600mij (533.33 ma sakt) vota do t’i merr partia e tij.
Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.
2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk jane 50%”./InLajmi/