Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se sot do ta mbajë një takim me IKSHPK dhe pjesën tjetër të Bordit ku do të vendosin se cilat do të jenë hapat tjerë që do t’i ndërmarrin kundër koronavirusit, raporton InLajmi.
Në një prononcim për media nga qyteti i Podujevës, ku dje u mbajtën zgjedhjet lokale Zemaj tregoi se të hënën pasdite do të mbahet një mbledhje me IKSHPK dhe Bordin për të parë nëse do ndërmarrin masa të reja që të ulet numri i rasteve.
Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe i zbritë rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë ai.
Poashtu shtoi se si opsion i fundit mbetet mbyllja totale.
“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”./InLajmi/