Kosovare Asllani ka vazhduar shkëlqimin te Real Madridi edhe këtë fundjavë.
Sulmuesja nga Kosova ka realizuar 2 gola të tjerë për Los Blancos në fitoren ndaj Eibarit 1-3.
Asllani shënoi 2 herë nga penalltia në minutën e 47-të dhe 54-të të takimit, duke i ndihmuar skuadrës së Realit që ta fitojnë këtë takim.
Me 2 golat ndaj Eibarit, Asllani ka shkuar në kuotën e 7-të golave këtë edicion për Realin.
Kujtojmë që reprezentuesja e Suedisë, për momentin është golashënuesja më e mirë në La Ligën spanjolle të femrave, transmeton Telegrafi
31-vjeçarja para se t’i bashkohet Real Madridit, më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të njohura si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

















