Gjykata Speciale i ka konfirmuar sot (e enjte) aktakuzën presidentit Hashim Thaçi, ku si rrjedhojë ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e të parit të vendi
Djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, publikoi një fotografi me të atin në rrjetin social Instagram, duke shkruar në superlativ për të.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.
Mes mijëra komente, në sy bie njëri ndër ta i bërë nga këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.
Jakupi, e cila ka origjinë nga e njëjta qytezë prej nga familja Thaçi, i ka shkruar një koment Endritit, duke ia bërë me dije që të jetë krenar me babain e tij.
“Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”, ka qenë komenti i këngëtares Jakupi, që njëherësh ka marrë edhe pëlqimin e Endritit.