Përkundër që vendlindjet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit ishin të qeta, familjarë dhe bashkëfshatarë të tyre e patën të vështirë ta pranonin shkuarjen në Hagë të tyre. Ata u shprehën se është e papranueshme ajo që po ndodhë me ish-ushtarët e UÇK-së.
Përkundër që vendlindja e Hashim Thaçit, Buroja ishte e kapluar nga heshtja, konfirmimi i aktakuzës ndaj tij i zhgënjeu banorët e këtij fshati. Milazim Thaçi thotë se ai është simbol i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Heshtje më shumë se kurrë kishte edhe Broboniqi, vendlindja e Kadri Veselit. Banorët e këtij fshati ishin të indinjuar me veprimin e Speciales. Njëri nga ta tha se është e papranueshme ajo çka po ndodh me ushtarët e UÇK-së.
“Dëgjova një lajm shumë pikëllues për Kadri Veselin që bashkë me shokët u nis për në Hagë. Fshati e njeh atë si njeri të urtë dhe të sinqertë, i cili rininë e tij ja ka kushtuar këtij vendi që të jetojnë të lirë dhe të qetë. Fshati është shumë i brengosur që është thirrur Kadri Veseli. Ai nuk e ka merituar të thirret për asnjë minutë sepse ka luftuar për vendin e vet, përcjell Telegrafi.
Pasditen e sotme, ish-presidenti Hashim Thaci, ish-kreu I PDK-së Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar Rexhep Selimi, u nisën drejt Hagës.