Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke i komentuar ngjarjet e fundit në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se çka thuhet në Beograd nuk është relevante për shtetin e Kosovës, raporton InLajmi.
“Do ta ruajnë si e kanë ruajtur Kosovën qe 20 vjet të pavarur. Çka thonë dhe si veprojnë në Beograd është totalisht e jo relevante për shtetin e Kosovës. Ju e dini dialogu se për çka bëhet, vetëm për njohje reciproke”, tha Hoti, për media gjatë një vizite në Badovc.
Ndërsa për pretendimet e VV-së që këto ditë mund të vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e qeverisë Hoti, shefi i qeverisë ka thënë se ato janë çështje të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ti komentojë.
Hoti ka folur edhe për kërkesë e deputeti Fikrim Danka për shkarkimin e ambasadorit të Kosovë në Francë, Qendrim Gashi, ku tha se do të bisedojmë me deputetin Damka për qëndrimin e tij , por qeveria është e pashantazhuar ka shtuar Hoti./InLajmi/