Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me incidentin që sot ka ndodhur në ambientin e kësaj ministrie.
Mëngjesin e sotëm, disa inspektorë të Shëndetësisë, pretendohet se kanë pasur një incident me ministrin, Armend Zemaj, pasi që ky i fundit nuk i kishte pranuar në takim e madje i kishte urdhëruar që për dy minuta të largohen nga objekti i ministrisë.
Krejt kjo ndodhi pasi që inspektorët dëshirojnë që të përfshihen në pakon emergjente dhe t’i marrin 300 euro.
Mirëpo, në lidhje me këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se ministri Zemaj ka qenë në takim me disa përfaqësues të Inspektoratit Shëndetësor, por që të tjetër nuk kanë qenë në takim, pra nuk kanë qenë të përfshirë dhe nuk ka qenë në agjendën e ministrit takimi tjetër.
“E vërteta është se në orët e mëngjesit të ditës së sotme, derisa Ministri Zemaj po kryente punët e tij të rregullta dhe kishte palë të tjera të caktuara për takime, dy inspektorë shëndetësor (N.K. dhe B.V), duke keqpërdorur kartën e identifikimit të Inspektoratit Shëndetësor, pa paralajmërim të Kabinetit nga Kryeinspektorja të cilës i përgjigjen, kanë ardhur te Kabineti i Ministrit duke e penguar në punë drejtpërdrejt Ministrin, me kërkesa për pagesë të 300 eurove, të cilat ata i kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Duke qenë që të njëjtit nuk kanë pasur as takim të caktuar e as autorizim nga Kryeinspektorja për ta trajtuar këtë temë, Ministri nuk ka mundur t’i pres në takim për shkak se ka pasur të paracaktuara takime dhe agjendë tjetër”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:
Ndërlidhur me pretendimet e dy inspektorëve shëndetësore për gjoja kërcënimin dhe fyerjen e tyre nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpjegon se Ministri Armend Zemaj as nuk ka pasur në agjendën e tij të punës sot takim me inspektorë shëndetësor dhe as nuk ka kërcënuar e fyer ndonjë inspektor shëndetësor.
E vërteta është se në orët e mëngjesit të ditës së sotme, derisa Ministri Zemaj po kryente punët e tij të rregullta dhe kishte palë të tjera të caktuara për takime, dy inspektorë shëndetësor (N.K. dhe B.V), duke keqpërdorur kartën e identifikimit të Inspektoratit Shëndetësor, pa paralajmërim të Kabinetit nga Kryeinspektorja të cilës i përgjigjen, kanë ardhur te Kabineti i Ministrit duke e penguar në punë drejtpërdrejt Ministrin, me kërkesa për pagesë të 300 eurove, të cilat ata i kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell lajmi.net
Duke qenë që të njëjtit nuk kanë pasur as takim të caktuar e as autorizim nga Kryeinspektorja për ta trajtuar këtë temë, Ministri nuk ka mundur t’i pres në takim për shkak se ka pasur të paracaktuara takime dhe agjendë tjetër.