Sot, së paku në botën e zhvilluar, fëmijët nuk frikësohen nga prindërit. Mirëpo, frika nuk ndërton marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata me respekt të dyanshëm
Profesorin e psikologjisë Jim Taylor, në Universitetin e San-Franciskos e ka nxitur t’i krahasojë shprehitë edukuese të paraardhëseve tij dhe të vërejë që fëmijët dikur kanë qenë të qetë kur kanë qenë afër prindërve dhe kanë heshtur derisa nuk i kanë pyetur diçka.
Ndërkaq arsyeja themelore është për shprehinë e tillë – frika.
Dënimet për mosbindje të cilat fëmijët dikur i kanë vuajtur edhe sot janë të tmerrshme.
Është përgjithësisht e njohur që sot, së paku në botën e zhvilluar, fëmijët nuk frikësohen nga prindërit. Megjithatë sikur së paku të frikësohen pak, prindërve do t’u lehtësohej puna edukuese sepse frika i detyron në bindje.
Nëse fëmijët do të kishin frikë nga ne, ata do të ishin më akomodues, më të bindur, më të qetë dhe do t’i kryenin detyrat e tyre më shpejt, kështu që familja në tërësi do të ishte më pak e stresuar.
Mirëpo, frika nuk ndërton marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata me respekt të dyanshëm.
Frika është e efektshme në relacione të shkurtra, për arritje të shpejtë të rezultateve, mirëpo shumica e prindërve të sotëm ai çmim është tepër i lartë.
Rritja me frikën në fëmijëri në të vërtetë shkakton stres, pasiguri, shqetësim, vështirësi dhe mund t’i shkaktojë një sërë problemesh psikike dhe emocionale fëmijës më vonë në jetë, mirëpo shpesh edhe ia transmetojnë atë frikë edhe fëmijëve të tyre.
Më e rëndësishme është që prindërit të merren vesh… si të përballen në mënyrë konsekuente me kokëfortësinë e fëmijës dhe si t’i menaxhojnë shqetësimet e kohëpaskohshme familjare në mënyrë që fëmijët të bëhen njerëz më të lumtur.
Kur fëmijët ju nevrikosin dhe dëshironi që së paku t’ju frikësohen pak, kujtohuni sa i dashuroni dhe si pa hezitim t’i mbroni para çfarëdo rreziku nga të tjerët të cilët do të mund t’ia prishnin të ardhmen transmeton Telegrafi.
Pra, bëjeni këtë deri në fund, sepse frika është pikërisht rreziku i tillë.