Nëse nuk ke parë ende një nga filmat më të bukur romantikë të viteve 2000, atëherë ç’po pret?
“The Wedding Planner”, është titulli i filmit, që luhet nga Jennifer Lopez dhe Matthew McConaughey.
Për të mos bërë shumë “spoilers”, edhe pse gjasat janë më të mëdha që ta keni parë filmin, e gjithë historia lidhet me një organizatore dasmash, që bie në dashuri me dhëndrin, të cilit po i organizon dasmën.
Filmi mbetet edhe në ditët e sotme një nga rom-coms më të mirë.
Mesa duket, një histori thuajse e njëjtë me atë të filmit, rikthehet në kinematografinë turke, por me titull “Ditë e mirë, ditë e keqe”. Filmi do të luhet nga Elçin Sangu dhe Ozan Dolunay, përcjell Revista Anbel.
Këto janë videot e para të publikuara si teaser/trailer të filmit, ndërkohë që nuk dihet ende data e publikimit: