Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e raja anti-covid, përcjell InLajmi.
Ministri Zemaj dhe gastronomët janë dakorduar për zbatimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ai gjatë takimit me gastronomët ka thënë se jemi të vetëdijshëm se pandemia nuk po e dëmton vetëm shëndetin tonë, por ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve. E më këtë po e cenon edhe mbijetesën ekonomike të shumë familjeve. Sqarova se jam i gatshëm që në çdo moment të takoj përfaqësuesit e bizneseve dhe këta të shohin nga afër angazhimet tona në luftën kundër virusit”
“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi dhe gastronomë nga qytetet e ndryshme të Kosovës bisedova për masat e reja që do të mirren nga qeveria në ditët në vijim. U dakorduam se të gjithë se bashku duhet t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19, ka shkruar Zemaj./InLajmi/