Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ne Komisionin për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit, raporton InLajmi.
Ky i fundit ka thënë se ka kohë të raportojë vetëm 45 minuta.
Për këtë edhe Bekë Berisha tha se ministri nuk duhet të imponojë kohen se sa të raportojë para anëtarëve.
“Nuk duhet me imponua kohën ministri kur vjen në dëgjim te komisioni. Është krijuar një qasje për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komision dje, ministri duhet me pas kujdes se qysh me u sill anëtarët. Ajo histeri që ndodhi dje me pru ambulanten pa pasur nevojë”, tha ai.
Ministri Agim Veliu tha se për shkak të mbledhjes së qeverisë duhet të përfundojë para orës 11.
Ndërsa, anëtari i LVV-së, Rexhep Selimi tha se kjo kohë është e papranueshme dhe hajgare.
“Unë e di ku jam. Mos u merakosni për atë punë”, tha Veliu.
Ndërsa, Gabimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se anëtarët e LVV-së kanë ardhur me plan që ta dështojnë këtë mbledhje të komisionit./InLajmi/