Ish-ministri i jashtëm i Kosoves, tani deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo dialog teknik.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës, në përfundim të dialogut i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo një dialog teknik.
Hoxhaj ka thënë se kryeministri Hoti dhe qeveria e tij kanë hyrë në dialog pa platform, e pa astrategji.
“Ne mendojmë që dialogu nuk është i përgatitur meqë qeveria e Kosovës ka hyrë në dialog pa platmormë, pa asnjë strategji, pa konsensus të brendshëm në mes të partive politike, pa një koordinim institucional, pa ndonjë përvojë që ka kryeministri dhe pa asnjë ekspert të vetëm dhe si rrjedhojë takimet formale të cilat po mbahen nga kryeministri për ne nuk kanë një vlere.
Ai, ndër tjera ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi nuk ka një marrëveshje përfundimtare e cila do të sillte njohjen e ndërsjelltë, Kosova mund të lëvizë në status quo.
“Mënyra se si z.Hoti ka marrë pjesë në takimin në Bruksel dhe mënyra se si ka qenë i papregatitur përmbajtësisht, nuk na lejon neve si opozitë që të themi se ka qenë qasje e mirë, ka thënë Hoxhaj në Euronews Albania.
Ne nuk marrim pjesë në një proces i cili ka qenë i papregatitur politikisht por në të njëjtën kohë duhet të mëndojmë se si partnetët tanë amerikanë dhe evropianë të mos jenë në një lloj rivaliteti me njëri-tjetrit për merita por të ketë koordinim edhe mes tyre.”, ka shtuar tutje Hoxhaj.