Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë, përcjell InLajmi.
Në kuadër të këtyre masave është paraparë që të kufizohet orari i punës për sektorin e gastronomisë.
Lidhur me këtë, afaristi Dekorim Sahiti ka thënë se ky vendim, ka ulur qarkullimin e këtyre bizneseve deri më 70 për qind.
Ai përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar se cilat janë kërkesat e këtij sektori.
Postimi i plotë i tij:
I bejme apel dhe lutje Kryeministrit, ministrave, te gjithe deputeteve qe te merren me ne dhe te mos na trajtojne si jetim ne vendin tone…
Personalisht jam PRO çdo mase strikte ne menyre qe te ruhet shendeti publik mirepo keto masa duhet te shiqohet mundesia qe te kompenzohen disi ne menyre qe te mos falimentojne te gjitha bizneset, po flas ne kete rast konkretisht per gastronomine..
Ju te nderuar zyrtare qe hezitoni ta votoni projekt-buxhetin, duhet ta dini qe gastronomia eshte ”turizmi” i vetem qe edhe JU jeni krenu me te dhe i vetmi atraksion ku i keni nderu musafiret tuaj nga e gjithe bota gjate vizitave ne Kosove.. Ajo po shkatrrohet dhe po falimenton!
Duhet dini se masat qe jane vene e kane ulur çarkullimin deri ne 70%, ndersa kostot jane te njejtat… Paguajme qerane e njejte, puntoret, furnitoret me çmimet siç kane qene… eshte e paperballushme dhe shkaterruese te vazhdojme tutje pa ndihmen e shtetit!
Andaj, duke qene te vetedijshem per kapacitetin e shtetit tone dhe koshient se ky vit nuk do jete vit i fitimit por i mbijeteses, kerkojme nga ju qe te na ndihmoni te pakten ne disa pika:
-Pagesen e gjysmes qerase deri ne muajin tetor
-Mbeshtetjen me pagesen prej 170€ per puntore dhe pjesen tjeter te mbulojme ne
-Shtyrjen e kesteve te kredive biznesore pa gjobe
-Marjen e kredive te buta me 1,5 interes me kamata afatgjate
-Uljen e TVSH 8% deri me janar 2021
-Zgjatjen e orarit te punes deri ne oren 23:00-24:00 me masa te njejta dhe duke respektuar distancen pa tolerance
Kjo do ishte ndihma me e vogel e cila do te ndihmoje vetem sa per te mbijetuar, duke pasur parasysh se kjo vetem sa do te veshtiresohet ne sezonin dimeror./InLajmi/