Deputeti i NISMA-së, Endrit Shala, ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Tregtisë kanë vizituar Podujevën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, përcjell InLajmi.
Ai përmes një psotimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në këtë kohë është e nevojshme të lihen anash interesat personale e të punohet për shtet.
Postimi i plotë i tij:
Vetëm bashkë dhe me punë mund ta bëjmë Kosovën vendin që e duam.
Sot bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Vesel Krasniqi zhvilluam takime miqësore dhe shumë të këndshme me degët e NISMA-s, në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri.
Nismëtarët Socialdemokrat kudo nëpër Kosovë janë të bashkuar rreth misionit tonë për zhvillim ekonomik të vendit, dhe për ta ndërtuar një shtet që i zgjat dorën secilit qytetarë.
Është koha të lihen anash interesat personale e grupore të kujtdo.
Sot është koha për veprime, jo për fjalë,
për punë, jo për premtime.
Sot është koha për Kosovën dhe për rininë.
Faleminderit për besimin punën dhe angazhimin./InLajmi/