Reali i Madridit zgjodhi stadiumin “Alfredo di Stefano” për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të kampionatit spanjoll dhe mediat kanë zbuluar një traditë përpara fillimit të tyre.
Skuadra dhe stafi bëjnë një shëtitje duke shkuar në të gjitha zonat e qendrës stërvitore në “Valdebebas” dhe “Marca” shkruan se trajneri Zinedin Zidan e shfrytëzon këtë moment për t’i bërë lojtarët të ndihen mirë në aspektin psikologjik, por edhe në atë fizik.
Lojtarët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të ndarë në grupe shëtisin duke diskutuar edhe për ndeshjen që i pret, përcjell Metro.
Kjo rutinë ka funksionuar më së miri dhe Zidan nuk do të heqë dorë deri në fund.