Ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka thënë se është krenare dhe e lumtur për punën që ka bërë, duke thënë se aktakuza ndaj saj për rastin e rezervave shtetërore, ku dëmi është rreth 3 milionë euro, ka të pavërteta dhe pretendime të pasakta,
“Si ministre e MINT, jam më se e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervën e shtetit. E dyta, çdo veprim që do të bëj, do të analizohet pikë për pikë, çdo pretendim dhe pikë e Prokurorisë Speciale do të analizohet me avokatin tim dhe do të veproj sipas këshillit të tij. Unë nuk vendosa drejtpërdrejt se si do të veproj sot, do ta analizoj në mënyrë të kujdesshme çdo aktakuzë, e cila ka shumë të pavërteta dhe pretendime të pasakta, dhe së bashku me avokatin tim, me qetësi, do të analizojmë gjithçka me provat që do të dëshmohen dhe do të shkojmë në këtë proces. Unë sot nuk vendosa kush do të jetë dëshmitar”, tha ajo.
Ajo u pyet edhe se a do të jap dorëheqje.
“Jam mëse krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim të Kosovës”, tha ajo në konferencën për media, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë ka falënderuar Albin Kurtin që e ka bërë atë ministre në këtë dikaster.
“Kam vendosur me ardh në MINT dhe për këtë ka vendosur Albin Kurti dhe i falënderohem”, u shpreh Hajdari.

















