Janë ekzekutuar sot pensionet bazike me rritje në Kosovë, nga 120 në 150 euro.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj.
“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë sot se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti”.

















