Është mbajtur tryeza me temën “𝐏ë𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐮𝐧𝐢𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐬, 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞”, e organizuar nga 𝐇𝐮𝐦𝐚𝐧𝐮𝐬 𝐕𝐢𝐭𝐚, ku morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të medieve. Diskutimet u fokusuan në gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen gratë migrante në Kosovë.
Drejtoresha Ekzekutive e organizatës 𝐇𝐮𝐦𝐚𝐧𝐮𝐬 𝐕𝐢𝐭𝐚, 𝐃𝐨𝐫𝐮𝐧𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢, theksoi se fushata“𝐏ë𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐮𝐧𝐢𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐬, 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞” është një iniciativë avokuese dhe mediatike me ndjeshmëri gjinore, e realizuar në kuadër të projektit të 𝐄𝐂𝐌𝐈 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 “Fuqizimi i Qeverisjes së Migracionit dhe Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Kosovë,” të mbështetur nga GIZ Kosovo.
Ajo u shpreh se synimi i projektit është të nxjerrë në pah dhe të adresojë dobësitë sistemike me të cilat përballen punëtoret migrante në Kosovë.
“Qëllimi kryesor është të rritet ndërgjegjësimi publik dhe institucional dhe të promovohet trajtimi dinjitoz dhe mbrojtja e grave migrante përmes angazhimit mediatik dhe avokimit strategjik,” tha Doruntina Gashi.
Ajo shtoi se në kuadër të projektit janë realizuar 𝐭𝐫𝐢 𝐞𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐯𝐞 dhe 𝐧𝐣ë 𝐬𝐩𝐨𝐭 𝐧𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐮𝐞𝐬, me pesë rrëfime reale nga gratë migrante, të cilat synojnë të humanizojnë çështjen dhe të nxisin empatinë e publikut.
Sipas saj, iniciativa adreson shqetësime serioze mbi 𝐬𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐩𝐮𝐧ë, 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬ë𝐧 𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 dhe 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬ë𝐧 𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 , pa kontrata apo mekanizma raportimi.

“Rëndësia e këtij projekti qëndron në qasjen e tij të dyfishtë, fuqizimin e grave migrante për të ngritur zërin dhe nxitjen e institucioneve për të miratuar politika gjithëpërfshirëse e të përgjegjshme,” shtoi Gashi.
Ajo theksoi se projekti kontribuon në 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë, duke nxitur dialogun publik, promovuar praktikat e informuara nga feminizmi dhe forcuar llogaridhënien institucionale.
Nga ana e tij, 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐍𝐫𝐞𝐜𝐢 nga 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐏𝐮𝐧ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐁𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞, foli për gjendjen aktuale të migrantëve në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm me organizatat e kësaj fushe.
“Bashkëpunimi i mirë ndërmjet institucioneve dhe partnerëve ka bërë që të ecim drejt rezultateve pozitive. Inkurajoj që të ketë më shumë projekte me ndikim të drejtpërdrejtë për viktimat,” tha ai.

𝐀𝐫𝐭𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐤𝐢𝐧𝐢 nga 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐨𝐫 𝐢 𝐏𝐮𝐧ë𝐬 theksoi se kuadri ligjor dhe administrativ për mbrojtjen e grave migrante është i mirë, por sfidë mbetet mungesa e mjaftueshme e inspektorëve të punës dhe pamundësia e inspektimit të ambienteve private ku janë të punësuara gratë migrante.

𝐅𝐢𝐝𝐚𝐧𝐞 𝐙𝐞𝐤𝐚𝐣, këshilltare juridike në 𝐙𝐲𝐫ë𝐧 𝐞 𝐀𝐯𝐨𝐤𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭, bëri të ditur se janë trajtuar katër ankesa nga gra migrante, që lidhen me shkelje të të drejtave të tyre.

Ndërsa 𝐁𝐞𝐬𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐁𝐫𝐞𝐳𝐧𝐢𝐜𝐚, nga 𝐑𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, tregoi se janë evidentuar dy raste dhune në familje ndaj grave migrante të martuara me shtetas kosovarë, njëra shtetase arabe dhe tjetra kolumbiane.
Përfaqësues të 𝐈𝐎𝐌-𝐢𝐭, zyrtarë komunalë, gazetarë dhe organizata të tjera dhanë gjithashtu rekomandime konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor, mbrojtjen e grave migrante dhe parandalimin e shfrytëzimit në punë.














