Ish-deputeti Fisnik Ismaili sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për garën e zhvilluar në kryeqytet, mes VV-së dhe LDK-së.
Ismaili u shpreh se mendon që në Prishtinë funksionojnë më së paku koalicionet.
“Mobilizimi maksimal i Lëvizjes krejt e solli deri aty ku është. Ndoshta është dashur Hajra të ketë edhe diçka pak më shumë, edhe Përparimi me gabu diku në nja dy vende, që e kish bërë këtë përmbysje, pastaj janë edhe marrëveshjet me kë bëhen. Në Prishtinë më së paku funksionojnë koalicionet unë mendoj”
I pyetur se a do të mund të fitonte Vetëvendosja në Prishtinë, me një kandidat tjetër, ai u shpreh se këtë do ta arrinte vetëm me Glauk Konjufcën”, përcjell Klankosova.tv
“Veç me Glaukun”, u shpreh shkurt ai.


















