Një shtetase gjermane, rreth 82-vjeçare, është gjetur e pajetë në një dhomë hoteli në Prizren, mëngjesin e së dielës.
“Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në proces.















