Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë në Suharekë me Hamdi Bytyqin, ish-anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe drejtor i shkollës “Skënder Luarasi” në këtë komunë.
Bytyqi ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke përfaqësuar AAK-në në atë kohë.
Gjithsesi, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që ta sfidojë Bali Muharremajn e AAK’së me ish-bashkëpunëtorin e tij.