Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arijeta Abazi, për FrontOnline ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për një mundësi të re qeverisëse nga partitë opozitare.
Ajo ka thënë se strategjia e prezantuar nga partia e saj nuk është më e mira në botë, por për momentin shihet si një alternativë për dalje nga situata aktuale politike.
“Propozimi ynë, qëndrimi ynë, dhe strategjia e pikave tona, mendoj se kishte me qenë zgjidhje afat-shkurtë dhe jo afat-gjatë, sepse ajo dihet se nuk është zgjidhja më e mirë në botë, por është një zgjidhje,” ka deklaruar Abazi për FrontOnline.
Megjithatë, sipas saj, ende nuk ka një marrëveshje konkrete apo hapa drejt formimit të një qeverie të re nga ish-partitë opozitare.
“Sa i përket formimit të Qeverisë nga partitë ish-opozitare, ai është hap tjetër, nuk kemi shkuar deri në atë pikë,” theksoi ajo.