• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 8 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Tahiri për Ditën e Çlirimit: Serbia e di që e ka humbur Kosovën por s’ndalon së luftuari, na duhet aleanca me SHBA e BE

J G nga J G
12 June 2025
në Politikë
0 0
0
Tahiri për Ditën e Çlirimit: Serbia e di që e ka humbur Kosovën por s’ndalon së luftuari, na duhet aleanca me SHBA e BE
0
SHPERNDARJE
6
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, me rastin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, ka thënë se për Kosovën rreziku më i madh është stagnimi në një gjendje ‘status quo-je”, Tahiri në një postim në profilin e tij shkruan se është në duart e kosovarëve nëse Kosova do të bëhet shtet funksional, i fuqishëm ekonomikisht, i sigurt ushtarakisht dhe anëtar i BE-së dhe NATO-s.

“Nëse do të kuptojmë se bashkimi kombëtar mund të ndodhë përmes Brukselit, atëherë mund të jemi një komb me dy vota në tavolinat evropiane, mjafton të dimë çfarë duam dhe si të arrijmë aty”, është shprehur ai.

Politikani Tahiri i cili është aktiv për më shumë se dy dekada, thotë se Serbia e di që e ka humbur Kosovën, por s’ka hequr dorë nga përpjekjet për ta sabotuar, për ta minuar dhe për ta dobësuar nga brenda.

“Prandaj, aleancat me SHBA-të mbeten jetike, por po ashtu edhe me vendet evropiane që po marrin një rol gjithnjë e më të madh”, ka shkruar Tahiri tutje.

Ai e konsideorn status quon si rrezik kombëtar dhe çdo lëvizje që e ruan dhe forcon shtetin e Kosovës mund të jetë pjesë e një strategjie për integrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërsië në BE.

Sipas Tahirit, katër shtyllat e dekadës së ardhshme janë: energjia, ekonomia, edukimi dhe Evropa dhe se në këto fusha thotë duhet të investohet më shumë vizion, dije dhe përkushtim.

“Sot, më shumë se kurrë, nuk duhet të harrojmë amanetin e dëshmorëve tanë, që dhanë jetën jo për interesa personale apo pasuri, por që Kosova të bëhej e lirë, që fjala “Liri” të kuptohej si e drejtë dhe jo si kontroll”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Status Quo-ja e Kosovës është rreziku ynë kombëtar.

Sot, 26 vjet pas, së bashku me Kolonelin Chris Ëarren, oficerin e lartë britanik që dikur udhëhoqi njësitë elitare të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, vizituam pikat ku më 12 qershor 1999 hymë për herë të parë me ushtrinë britanike në territorin e lirë të Kosovës.

Ishim tek tuneli i Hanit të Elezit, tek ura ku ateruan helikopterët, shkuam në Suhadoll dhe Magurë të Lipjanit. Në këto vende që në ditën e parë u deminuam zonat e minuara, çarmatosem policinë e Millosheviqit dhe nisëm kontaktin me qytetarët e parë të lirë pas dekadash shtypjeje. Takonim ish ushtarë të UÇK-së, qytetarë të emocionuar, krenarë për lirinë e fituar. Ishte dita kur e pamë me sy ndryshimin historik që po ndodhte.

Ka shumë për të thënë për 12 qershorin e vitit 1999, për lavdinë e asaj dite, për efektet e saj historike, por mbi të gjitha për domethënien që ajo mbart.

Sipas vlerësimit tim, më 12 qershor 1999, Kosova e fitoi realisht pavarësinë. Atë ditë përfundoi pushtimi shumë shekullor i vendit tonë dhe u hap një horizont i ri për ëndrrën shqiptare. Ishte dita kur ndodhi bashkimi më i madh i shqiptarëve me botën demokratike, për ta ndalur gjenocidin dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë.

Për mua, 12 qershori dhe 17 shkurti janë datat më të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve, ndoshta edhe më të mëdha se vetë 28 Nëntori 1912, sepse ato sollën jo vetëm shpallje simbolike, por ndryshim real të jetës dhe fatit të një populli.

Por sot, 26 vjet më pas, pyetja që shtrohet është: sa e kemi realizuar amanetin e asaj dite?

Sepse mënyra se si do ta materializojmë dhe thellojmë fitoren e 12 qershorit tashmë varet vetëm nga ne.

Nëse Kosova do të bëhet shtet funksional, i fuqishëm ekonomikisht, i sigurt ushtarakisht, dhe anëtar i NATO-s e BE-së, kjo është në duart tona. Nëse do të kuptojmë se bashkimi kombëtar mund të ndodhë përmes Brukselit, atëherë mund të jemi një komb me dy vota në tavolinat evropiane, mjafton të dimë çfarë duam dhe si të arrijmë aty.

Në këtë ditë duhet të themi tri të vërteta të qarta:

1. Serbia e di që e ka humbur Kosovën, por nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta sabotuar, për ta minuar dhe për ta dobësuar nga brenda. Prandaj, aleancat me SHBA-të mbeten jetike, por po ashtu edhe me vendet evropiane që po marrin një rol gjithnjë e më të madh.

2. Status quo i Kosovës është rrezik kombëtar. Çdo kompromis që e ruan dhe e forcon shtetësinë tonë mund të jetë pjesë e një strategjie të madhe për integrimin evropian të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

3. Katër shtyllat e dekadës së ardhshme janë: energjia, ekonomia, edukimi dhe Evropa. Aty duhet të investojmë më shumë vizion, dije dhe përkushtim, shkruan Gazeta Express.

Sot, më shumë se kurrë, nuk duhet të harrojmë amanetin e dëshmorëve tanë, që dhanë jetën jo për interesa personale apo pasuri, por që Kosova të bëhej e lirë, që fjala “Liri” të kuptohej si e drejtë dhe jo si kontroll.

Lavdi të rënëve për liri!

Urime 26 vjetori i Çlirimit të Kosovës!

Tags: Besnik Tahiri
Postimi i mëparshëm

Deda shtron disa pyetje në 26 vjetorin e çlirimit: A kishit besu që Kosova sot do të ishte në kaos politik, ekonomik e ekzistencial

Postimi tjetër

Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi guximin për të qenë i drejtë

Të ngjajshme Postime

Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë
Politikë

Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

7 July 2025
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Politikë

Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit

5 July 2025
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Politikë

Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca

5 July 2025
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Politikë

Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’

5 July 2025
Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike
Politikë

Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike

5 July 2025
Koci i ashpër me ish-opozitën: Jeni qyqana, Albini po bën çka po do me juve
Politikë

Koci i ashpër me ish-opozitën: Jeni qyqana, Albini po bën çka po do me juve

5 July 2025
Postimi tjetër
Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi guximin për të qenë i drejtë

Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi guximin për të qenë i drejtë

Lajmet e fundit

Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte

Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte

8 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë, 15 vatra aktive

Situata me zjarret në Kosovë, 15 vatra aktive

8 July 2025
Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin – ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të

Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin – ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të

8 July 2025
Haxhiu: Dje u krye autopsia e Agon Zejnullahut, ende s’kanë dorëzuar raport

Haxhiu: Dje u krye autopsia e Agon Zejnullahut, ende s’kanë dorëzuar raport

8 July 2025
Hapet pishina e Gërmisë pas vonesës nga mungesa e ujit, çmimet e njëjta si vitet e kaluara

Hapet pishina e Gërmisë pas vonesës nga mungesa e ujit, çmimet e njëjta si vitet e kaluara

8 July 2025
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

8 July 2025
“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta

“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta

8 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu