Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është deklaruar në lidhje me zjarrin që është shkaktuar sot në shkollën teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, ku është rapotuar se ka marrë flakë kulmi i kësaj shkolle, përcjell InLajmi
Muharremaj ka thënë se “Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”. Situata është nën kontroll. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”. /InLajmi/