• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 6 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Sot feston ditëlindjen ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
31 May 2024
në Kosovë
0 0
0
Sot feston ditëlindjen ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të 57-të. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. 2 vite të shkollës së mesme i kreu në Gjimnazin e Orientuar të Mitrovicës, kurse 3 vite të tjera në shkollën Ekonomike në Zveçan.

Kadri Veseli është një nga figurat qendrore politike të lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kapërcyellin kohor mbi njëzetvjeçar.

Si njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila me shumë sukses e futi çështjen e Kosovës në agjendat politike të fuqive të mëdha dhe NATO-s më 1998 dhe 1999, ai sot ballafaqohet me disa akuza për gjoja krime lufte.

Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë, si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Për shkak të rrethanave politike që do të ndodhin më vonë dhe kushteve që impononte okupimi klasik serb, Kadri Veseli detyrohet që pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, ta vazhdojë në Universitetin e Tiranës, në Degën e Agronomisë. Ndërkaq, në rrethanat e lirisë së Kosovës (pas vitit 1999), ai ka vazhduar formimin e tij profesional në MBA in General Management.

Aktivitetin atdhetar dhe politik e nisi si student më 1988-1989, në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK-më vonë LPK) duke u bërë njëri prej organizatorëve të protestave dhe demonstratave në atë kohë kundër sistemit serb dhe jugosllav që ushtronte dhunë mbi popullin shqiptar.

Në vitin 1981 regjimi komunist jugosllav ia burgosi 2 vëllezërit dhe djalin e axhës së tij, për shkak të veprimtarisë së tyre politike. Në vitin 1990, në kohën kur sapo kishte nisur studimet në Prishtinë, bashkë me Hashim Thaçin, bien në kontakt me udhëheqësin e atëhershëm të Ilegales (LPRK), Afrim Zhitia, prej të cilit marrin ide dhe premisa rreth organizimit politik për jetësimin e lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Më 1991 ai kalon ilegalisht në Shqipëri me mision të organizatës që kishte si qëllim zgjerimin dhe intensifikimin e veprimeve politike. Të shtyrë nga nevoja për ta ndryshuar gjendjen e padurueshme nën okupimin serb, filluan të ndërtonin projektin konkret për çlirimin e Kosovës, duke ngritur kapacitete të natyrës luftarake. Në Tiranë njihet dhe punon me njerëz nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët shprehin gatishmërinë të vihen në shërbim të çështjes kombëtare përmes ofrimit të infrastrukturës që posedonin, përfshirë këtu ato nga strukturat e Ushtrisë shqiptare.

Në Tiranë takohet edhe me Grupin e Prekazit me në krye komandantin Adem Jashari dhe bashkë me të realizojnë aksionet e para të armatosura kundër policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Në mars 1993, bashkë me disa veprimtarë në Odën e Jasharëve në Prekaz, merr pjesë në një mbledhje të thirrur nga komandanti legjendar Adem Jashari, dhe ky takim mund të konsiderohet si dita e themelimit zyrtar të UÇK-së.

Prej vitit 1993 deri më 1998, Kadri Veseli bashkërendon aktivitetet rreth luftës së armatosur që nga Zvicra, Shqipëria, zona e Dukagjinit, Drenica, Pashtriku etj. Pas rënies së Jasharëve në mars 1998, UÇK-ja fiton një mbështetje të madhe në popull dhe kështu – në fund të pranverës dhe gjatë verës së atij viti – ajo masovizohet gati në të gjitha rajonet e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, Kadri Veseli, bashkë me anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, punojnë në strukturimin e njësiteve dhe formacioneve ushtarake nëpër të gjitha zonat operative.

Në këtë kohë ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së, përgjegjësi të cilën do ta ushtrojë me shumë sukses deri në përfundim të luftës. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat ushtarake të Serbisë (24 mars 1999), ai me njësitet e tij të ZKZ-së do të jetë burimi i vetëm i informacionit për lëvizjen dhe ndodhjen e forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës.

Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja. Në kushtet e paqes shërbimi ushtarak i Zbulim Kundërzbulimit doemos duhej të transformohej në shërbim të inteligjencës. Mund të thuhet se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është formacioni i fundit i UÇK-së, (pas Trupave Mbrojtëse të Kosovës), i cili u shua vetëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, shkruan Front.Online.

Në fund të 2012, Kadri Veseli anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke iu nënshtruar procedurave demokratike të zgjedhjeve dhe në Konventën VI të PDK-së më 27 janar 2013 ai mori votat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u bërë zëvendëskryetar u kësaj partie. Më pas, ai shërbeu edhe si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 7 maj 2016, Kadri Veseli u zgjodh kryetar i PDK-së në Konventën e shtatë zgjedhor të kësaj partie. Ai aktualisht po akuzohet në Gjykatën Speciale, ku është deklaruar si i pafajshëm, derisa procesi po vazhdon.

Tags: Hashim ThaçiKadri VeseliUÇK-ja
Postimi i mëparshëm

Berisha: Kurti i ka kërcënuar disa deputetë të VV-së me heqje nga listat zgjedhore

Postimi tjetër

Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

Të ngjajshme Postime

Sami Kurteshi me “agresion” të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës
Kosovë

Sami Kurteshi me “agresion” të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës

3 December 2025
Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin
Kosovë

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

2 December 2025
IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor
Kosovë

IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor

2 December 2025
AGK dënon ashpër sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve
Kosovë

AGK dënon ashpër sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve

2 December 2025
Policia pajiset me 41 vetura të reja për patrullim në gjithë vendin
Kosovë

Policia pajiset me 41 vetura të reja për patrullim në gjithë vendin

2 December 2025
Dafina Zeqiri për Shpat Kasapin: S’mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë
Kosovë

Dafina Zeqiri për Shpat Kasapin: S’mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë

26 November 2025
Postimi tjetër
Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

Lajmet e fundit

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

5 December 2025
Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

5 December 2025
Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

5 December 2025
Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

5 December 2025
Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

5 December 2025
Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

5 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu