Trajneri Pep Guardiola nuk do të largohet nga Manchester City këtë verë, pasi do të qëndroj në krye të ekipit anglez të paktën deri në vitin 2025 kur edhe i skadon kontrata.
Qëndrimin e Guardiolas te City e ka konfirmuar edhe agjenti i trajnerit spanjoll, Josep Maria Orobitg.
Ditët e fundit, Guardiola është përmendur si opsion për të marrë drejtimin e Bayern Munchenit. Bayerni në fund të këtij edicioni do të mbetet pa trajner, pasi Thomas Tuchel do të largohet nga ekipi bavarez, transmeton Tëvë1.
“Pep e ka Bayernin në zemër, por ai nuk dëshiron të largohet nga City këtë verë. Ai është shumë i lumtur te City dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Rikthimi te Bayerni nuk është një opsion”,tha Orobitg.
Guardiola ka qenë trajner i Bayernit për 3 vjet, përpara se të marrë drejtimin e Cityt në vitin 2016.