Liami shkaktoi shqetësim tek banorët që në mëngjes, kur mori 2 tenxhere dhe filloi t’u binte atyre në krevat.
Kjo zhurmë, si duket ka shqetësuar më së shumti Eglën, e cila u ankua se kishte një dhimbje veshi derisa u pa e përlotur.
“Po pres mjekun”, u thoshte Egla banorëve të tjerë të cilët u afruan për t’i dhënë kurajo.
“Po flisja me Jetmirin, dhe Liami më erdhi me 2 tasa nga ato të kusive që ziejmë, m’i përplasi shumë afër dhe më trembi me thënë të drejtën”, theksoi ajo mes tjerash, shkruan Sinjali.
Të indinjuar me veprimin e Liamit u shprehën edhe banorët e tjerë dhe në mesin e tyre që kritikonte veprimin ishte edhe Romeo.