Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vrasjes se sotme në Pejë, ku burri qëlloi me armë për vdekje gruan, përcjell InLajmi.
Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë, shtoi Kusari-Lila.
Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet, shtoi ajo.
Ajo gjithashtu tha se nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë, theksoi Kusari-Lila.
Postimi i plotë i saj:
Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë.
Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj.
Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë.
Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet.
Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar.
Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë.
Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe!/InLajmi/

















