Sonte është dita e fundit e Ramazanit, andaj kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar natën e Bajramit, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se Për të gjithë besimtarët myslimanë, dhe veçanërisht për ata që kanë agjeruar me shpirt, lutem te Allahu i madhëruar që të pranojë faljen tonë dhe lutjet tona.
Ai theksoi se duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i tij:
Sot është nata e madhe e Bajramit që i jep fund edhe muajit të shenjtë të Ramazanit.
Për të gjithë besimtarët myslimanë, dhe veçanërisht për ata që kanë agjeruar me shpirt, lutem te Allahu i madhëruar që të pranojë faljen tonë dhe lutjet tona.
Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillëmi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne.
Me fat nata e Bajramit./InLajmi/