Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, me rastin e 16-vjetorit të ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, tha se fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda 3 viteve ka nxjerrë vendime antikushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese, përcjell InLajmi.
Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin, shtoi ai.
Haziri theksoi se nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë.
Postimi i plotë i tij:
Në 16-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda tre viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese.
Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin.
Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!/InLajmi/